http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beteja e opozitës kundër trafikut të lëndëve narkotike përveç protestave, komisioneve hetimore dhe betejës në seancë plenare do të shoqërohet edhe me propozime për ndryshim të kuadrit ligjor. Gjatë një tryeze me shoqërinë civile, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka listuar ndërhyrjet ligjore që fillojnë nga rikthimi i moratoriumit për skafet e deri tek verifikimi i të gjithë kandidateve për zgjedhjet e përgjithshme apo edhe ato vendore. "Përgatitja e një paketë ligjore për verifikimin e integritetit dhe largimin e punonjësve të inkriminuar nga: a) policia e shtetit b) doganat c) portet, aeroportet, pikat e kalimit kufitar d) forcat e armatosura të rsh e) administratë publike 2. Përgatitja e një pakete ligjore për vendosjen e sistemit të verifikimit për të gjithë kandidatët që do të garojnë për tu zgjedhur në zgjedhjet për pushtetin qendror apo atë vendor, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme vendore. 3. Rivendosja e moratoriumit për skafet për dy vjet të tjera". Por demokratët duket se nuk kanë hequr dorë as nga kërkesa për një komision të ri hetimor për trafikun e drogës; i cili u rrezua nga mazhoranca në konferencë kryetarësh. "Partia demokratike po ngulmon në Kuvend për ngritjen e një komisioni hetimor që do të hetojë faktet e bujshme të narkotrafikut, aleanca jonë kombëtare do të vendosë për hapat e tjerë të reagimit, zgjerimit, e forcimit të saj për të qëndruar në këtë vend si barrikada më e vendosur, më e pathyeshme dhe fitimtare kundër agresionit të narkotrafikut". Sipas Bashës Aleanca Kombëtare Kundër Drogës do të ngrejë një ekip ekspertësh që do të punojnë pa humbur kohë për draftimin e nismave ligjore që do t'i paraqiten Kuvendit.