http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Piloti italian Xhorxho Riformto do të qëndroj në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda nuk ka pranuar të ndryshoje masën e sigurisë për të akuzuarin për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të mbetur në tentative. Pas seancës e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, avokati mbrojtës i të pandehurit tha se Riformato nuk ka lidhje me trafikun e drogës dhe ka ardhur në Shqipëri vetëm për arsye turizmi. Avokati i shpreh se do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë për të kërkuar rekurs. Ngjarja e rënies së avionit "piper" në plazhin e Divjakës ndodhi në datën 10 maj. Pranë avionit janë gjetur 460 kg hashash, ngarkuar në një automjet tip 'Mitsubishi'. Pas operacionit të policisë, u bë e mundur dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit, përkatësisht Saimir Bajrami, 35 vjeç, të cilit i janë sekuestruar dhe 27.000 euro dhe më pas në pranga u vu edhe shtetasi italian i cili e ka mohuar përfshirjen e trafikun të drogës, ndërsa dy javë më pas ra në pranga edhe një prej paketuesve të lëndës narkotike, Aurel Pupe nga Lushnja. Me hetimin e çështjes po merren tre prokurorë të krimeve të renda të cilët po hetojnë edhe dosjen për përfshirjen e infrastrukturës së ushtrisë në trafikun e drogës.