http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë vogëlushë të klasës së dytë të shkollës 9-vjeçare "Servete Maçi" në Tiranë. Këtë të hënë mësimi i tyre nuk ka qenë aspak i zakonshëm, pasi vendin e mësueses e kanë zënë këta aktorë. Ministria e Kulturës ka nisur kështu për herë të parë projektin e edukimit përmes artit, i cili do të shtrihet në 30 shkolla të Tiranës deri në fund të këtij viti. Madje, edhe Teatri Kombëtar me aktorët e tij profesionistë do të bëhen pjesë e projektit.