Cani: Energjia, çmimi nuk do rritet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debatit për rritje ose jo të çmimit të energjisë elektrike për këtë vit i ka dhënë përgjigje ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Duke ju përgjigjur interesit të medias, ministri tha se reforma që ka nisur qeveria në këtë sektor është e dhimbshme për buxhetin, por ajo parashikon një sërë masash, që nisin me rritjen e arkëtimeve, ndëshkimin për abuzuesit, investimet në rrjet etj. Fondi Monetar Ndërkombëtar si dhe Banka Botërore në sugjerimet që i kanë bërë qeverisë, reforma në sektorin energjetik zë një vend të rëndësishëm. Në raportin e saj më të fundit, Banka Botërore evidenton si emergjente reformën në këtë sektor paralelisht me masat për të formalizuar ekonominë.