http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse një nxënës nga Shqipëria për arsye të ndryshme vijon shkollën në Kosovë dhe anasjelltas, nuk do të ketë më probleme me tekstet shkollore dhe as me ciklet e studimit. Kosova dhe Shqipëria do të unifikojnë sistemin arsimor parauniversitar dhe programet mësimore. Arsimi shqiptar do të orientohet nga modeli i Kosovës, i cili është i ngjashëm me atë europian. Në muajin shtator edhe shkollat në Shqipëri do të kenë sistemin, 5 vjet arsimi fillor, plus 4 vjet që të plotësohet arsimi i detyruar dhe 3 vjet shkolla e mesme. Një ditë para marrëveshjes në Tiranë me homologun nga Kosova, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tregon për Vizion Plus se çfarë sjell unifikimi i kurrikulave dhe sistemit arsimor për nxënësit dhe mësuesit shqiptarë.