Negociatat për qeverinë në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse afati për formimin e qeverisë në Maqedoni ka qenë i mjaftueshëm, koalicioni i ri qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së pritet të formohet tre ditë nga skadimi i afatit të përcaktuar nga presidenti Ivanov. Shkak për këtë është bërë kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim më 5 qershor, në të cilin do të përcaktohen dhe emrat e ministrave nga kjo parti. Sikurse bëhet me dije nga mediat vendase, dy partitë do të mbajnë të gjitha ministritë që kanë udhëhequr deri tani me përjashtim të ministrisë së Mbrojtjes e cila do t'i kalojë partisë më të madhe në koalicion VMRO-DPMNE. Kjo për shkak se anëtarësimi në NATO është vendosur si prioriteti kryesor i kabinetit të ri. Në këmbim, BDI-ja kërkon ministrinë e Arsimit. Por deputete të VMRO-DPMNE-së thonë se po negociohet që partisë shqiptare t'i jepet ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Pas formimit të qeverisë, Gruevski ka kohë deri me 8 qershor për të dorëzuar emrat e kabinetit në parlament. Ky i fundit duhet të votojë brenda 15 ditëve qeverinë e re.

Free Traffic Exchange