Vritet ish-drejtori i CEZ - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viktor Skeja, 47 vjeç është vrarë në orët e drekës së kësaj të diele pas një atentati me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Riza Cerova", teksa viktima ishte duke dalë nga automjeti i rij. Ai u qellua disa herë me armë dhe ka humbur jetën në pak minuta. Dyshohet se kanë qene 2 persona të cilët i janë afruar viktimës me një automjet me ngjyrë e zezë me targa të Kosovës. Pasi e kanë bllokuar të dalë nga makina e tij, ata e kanë qëlluar për vdekje me breshëri automatiku. Sipas të dhënave paraprake 47-vjeçari është qëlluar me 5 plumba, një prej të cilëve e ka goditur në kokë dhe të tjerët në organet jetësore. 47-vjeçari Skeja ka qene ish-drejtor i filialit të CEZ në qytetin e Laçit. Në njoftimin zyrtar policia ka bërë me dije se viktima ka qene person me precedentë penale dhe se ngjarja e kësaj të diele dyshohet se ka ndodhur për konflikte të mëparshme. Madje Skeja figuronte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në Itali në mungesë për trafik droge. Ndaj Viktor Skejes ka pasur edhe një tjetër atentat, me 13 shtator të vitit 2013 në rrugën "Bardhyl" në Tiranë, të cilit ai mundi t'i shpëtonte pasi plumbat i kapën vetëm këmbët. Në atë kohë Skeja fshehu faktin se shënjestra kishte qene ai, ndonëse policia ngriti dyshime për dëshminë e tij.