http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është nga Laipcigu i Gjermanisë, por ka vendosur të jetojë në Dardhë të Korçës. Peter Plazman që prej vitit 2000 jeton mes Dardhës dhe Gjermanisë. Kontakti i parë me fshatin juglindor siç tregon ai ka qene para 40 vjetësh, kur punonte folës në Radio Tirana, në kanalin e gjuhës gjermane. Që prej asaj kohe ai iu sugjeronte bashkëkombësve të tij të vizitonin fshatin turistik të Dardhës. Prej 14 vjetësh, Peter Plazman ka ndërtuar shtëpinë e tij në fshatin e Dardhës. Për të ruajtur ndërtimet karakteristike të zonës, ai vendosi që materialet e banesës të ishin të gjitha të zonës. Në fshatin juglindor të Dardhës sot ka rreth 100 shtëpi ku vetëm 20 prej tyre kanë banorë të përhershëm. Gjatë gjithë vitit Dardha, 15 kilometra larg Korçës, frekuentohet nga 80 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.