Qershori, diell e reshje. Mot i paqëndrueshëm - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse muaji qershor të sjell ndër mend plazhin dhe temperaturat e larta, sivjet vera dhe bregdeti duken të largët. Ndonëse zyrtarisht hymë në stinën e nxehtë, moti dhe temperaturat janë tipike pranverore. I gjithë vendi është përfshirë nga çrregullime të theksuara të motit, me shtrëngata shiu dhe ulje temperaturash. E tillë do të jetë edhe java e parë e qershorit. Referuar hartës sinoptike, 5 ditët e para të stinës së verës do të jenë me luhatje temperaturash dhe shira. Ndryshe nga e diela e një qershorit e cila është e freskët dhe reshje në të gjithë vendin, fillimi i javës nis me mot të mirë dhe temperatura që nuk i kalojnë 25 grade celsius. Por ditën e martë dhe të mërkurë risin shirat dhe çrregullimet e motit të cilat do të vijojnë deri në fundjavë. Kjo do të thote se edhe pse kemi hyrë në stinën e nxehtë mos e ndani çadrën nga dora, pasi moti këtë verë është i paparashikueshëm.

Free Traffic Exchange