Tahiri në Dropull: Do godasim gjithë kultivuesit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas aksionit të policisë në zonën e Kurveleshit për shkatërrimin e parcelave të mbjella me kanabis sativa, ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi nga Dropulli se shteti do të ndërhyjë me forcën e ligjit në të gjitha vendet ku mbillet lëndë narkotike. Sipas tij, nisja së shpejti e monitorimit nga ajri të parcelave të mbjella me këto lëndë në gjithë vendin do të pasohet me aksione të policisë për shkatërrimin e tyre.Deklaratat zoti Tahiri i bëri gjatë inaugurimit të postës së policisë në Dropull, një kërkesë e hershme e banorëve të kësaj zone. Kreu i komunës Kristo Duçi tha se banorët kanë kërkuar gjithashtu të përfaqësohen me efektivë nga minoriteti grek.Ministri Tahiri tha se kjo prani e shtuar e policisë në këtë zonë përveçse përbën një premtim të mbajtur do të rrisë sigurinë për banorët dhe bizneset. Vetëm gjatë 10 muajve të fundit në Dropull janë regjistruar më shumë se 150 banesa të bastisura dhe qindra dëme të pasurisë.