Legalizimet në Gjirokastër, jepen 50 lejet e para - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyra e ALUIZNI-t në Gjirokastër jep 50 lejet e para të legalizimit, ndërsa procesi i formalizimit të ndërtimeve pa leje për këtë qark ishte ndaluar prej kohësh. Spiro Dhimitri, një qytetar nga Përmeti pohon se pasi fitoi tokën me ligjin 7501, 20 vjet më parë, ndërtoi 20 vjet më panë të edhe një banesë por ajo nuk ishte ende ligjërisht e tij.Edhe Novruz Lika nga fshati Arshi Lengo, Gjirokastër pohon se legalizimi i pronës po i bëhet 8 vjet pas aplikimit. Në 50 legalizimet e para të dhëna në qarkun e Gjirokastrës përfshihen objekte dhe shtëpi banimi, ndërkohe që në proces janë edhe 200 objekte të tjera nga 1680 që është numri i përgjithshëm i aplikantëve për leje legalizimi.Zonat e prekura më së shumti nga ndërtimet pa leje në Gjirokastër, të cilat presin procesin e legalizimit janë pranë liqenit artificial të Viroit, pranë ish-spitalit Ushtarak, zona e Gërhotit dhe ajo e Kordhocës.

Free Traffic Exchange