Hetim rrugoreve në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Brendshme ka nisur hetim në të gjitha drejtoritë e policisë rrugore në rrethe. Një ditë pas furtunës në policinë rrugore të Tiranës pritet të ketë të tjera lëvizje në poste drejtuese apo edhe të efektivëve rrugore në disa qytete të tjera. Sipas ministrit Tahiri punonjësit ndaj të çileve po merren masa administrative kanë bërë shkelje të renda dhe hetimi për ta do të thellohet. Këto deklarata Ministri i Brendshëm i bëri gjatë prezantimit të pasaportës së parë që ka si element sigurie njohjen e fytyrës. Tahiri deklaroi se Shqipëria është vendi i parë në BE që e aplikon këtë element të dytë biometrik dhe në sajë të tij do të behet i mundur një hetim më i mirë i krimeve madje dhe dosjeve ekzistuese.

Free Traffic Exchange