http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bregdeti i Adriatikut është duke iu nënshtruar zbatimit të projektit për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza përgjatë gjithë vijës dhe kjo ka bërë që zona nga Përroi i Agait në Golem deri në Durrës nuk ka më dredhje të ujërave të zeza. Drejtori i ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime në Durrës Spartak u ka bërë thirrje bizneseve në zonën e Plazhit për të lidhur shkarkimet e ujërave të zeza me kanalizimin kryesor që është ndërtuar në këtë zonë. Në një takim me zëvendës/presidentin e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka theksuar se sistemi i rrjetit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të zeza ka nevojë për një reformë të thellë të mbështetur në shtrirje të qëndrueshme dhe gjeografike. Ndërsa Zv/presidentja e Bankës Botërore për Evropësn dhe Azinë qendrore zonja Laura Tuck pasi është njohur me funksionimin e impiantit të ujërave të zeza dhe situatën e furnizimit me ujë, tha se projekti i ri për ujin e pijshëm do të jetë një investim mjaft i rëndësishëm, që do të rrisë sasinë e ujit dhe duke rritur gjithashtu edhe financat e ndërmarrjes dhe shtetit. Projekti i Bankës Botërore përveç ndërtimit të linjës së re të ujit të pijshëm, parashikon edhe rehabilitimin e gjithë zonës së plazhit dhe Durrësit për kanalet sekondare dhe terciale. Ai parashikohet të përfundojë në vitin 2018.