Ndërtuesit: Koha të zgjidhim problemet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në dy dekadat e fundit sektori i cili ka ndier rritjen dhe zhvillimin më të madh, e po aq është prekur nga kriza ekonomike është ai i ndërtimit. Megjithëse zë një pjesë të konsiderueshme në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërtimi ende sot mbart mbi supe shumë probleme. Në aktivin kombëtar vjetor Shoqata e Ndërtuesve kërkoi të rivendosë marrëdhëniet e bashkëpunimit mes saj dhe qeverisë në mënyrë që të zgjidhë shumë probleme, një pjesë të shkaktuara nga kriza e një pjesë nga vendimmarrje të gabuara të së shkuarës. Ndërtuesit kërkuan që ekzekutivi, te disa vendime që lidhen me legjislacionin tatimor, siç është fakti që shumë kompani që ndërtojnë sot paguajnë tatim - fitim edhe për pronarin e truallit, mangësitë në ligjin e prokurimeve publike ku një pjesë të mirë të tenderave i marrin firmat e huaja, por ata denoncuan edhe përjashtimin të shoqatës nga komisioni i licencimit, çka lë dyshime për vendime arbitrare të administratës shtetërore në dhënien e licencave për firma të caktuara.

Free Traffic Exchange