Rama: Statusin e vonoi Berisha - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
5 ditë para vizitës së komisionerit për zgjerimin Stefan Fule në Tiranë dhe mbajtjes se dialogut të nivelit të lartë; Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës të bashkohet me qeverinë në përpjekjet që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Para deputeteve, kryeministri Rama duke njohur peshën e ekstremistëve në disa prej vendeve kryesore të Bashkimit Europian, ka deklaruar se të gjitha përpjekjet e Shqipërisë deri në 23 qershor duhet të fokusohen tek lobimi për statusin, duke theksuar se një opozitë normale duhet të kishte axhendë të vetme integrimin. Kryeministri ka komentuar për herë të parë edhe 2 grevat e urisë që po zhvillohen para Kryeministrisë dhe para Parlamentit. Kryeministri Rama ka sqaruar se deri tani 1 mijë ish të përndjekur politik kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit dhe në qershor do të marrin paratë edhe 1 mijë ish të përndjekur të tjerë.