Seanca plenare u shoqërua me debate të ashpra mes deputetit socialist, Erion Braçe, dhe ish-kryeministrit Berisha, për të cilin Braçe tha se duhet të përgjigjet për një mori çështjesh, përfshi 4 vrasjet e 21 Janarit dhe shitjen e territorit të vendit. Braçe i kërkoi kreut të Kuvendit, Meta, zhvillimin e një seance me dyer të mbyllura, për të shqyrtuar një dosje sekrete të SHISH, që - sipas Braçes - implikon deputetë të opozitës.