http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy anëtarë të grupit të Drenicës, Sylejman Selimi dhe Ismet Haxha dhe dy bashkëluftëtarë të tjerë Shefki Hyseni dhe Nexhat Kubreli janë shpallur të pafajshëm lidhur me krimet e kryera në Mitrovicë gjatë luftës së vitit 1998. Trupi gjykues liroi nga akuzat të pandehurit pasi vendosi se nuk është arritur të vërtetohet dyshimi i bazuar se të pandehurit në bashkëpunim kanë kryer kime lufte dhe kanë cenuar integritetin e dëshmitareve A dhe B.