Përgatitjet për miqësoret - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të nisë sot përgatitjet për tre ndeshjet miqësore që do të luajë brenda 2 javëve të ardhshme. Delegacioni kuqezi është nisur mëngjesin e sotëm drejt Zvicrës, vend ku do të zhvillohet në datë 31 maj edhe testi i parë miqësor kundër Rumanisë. Disa nga lojtarët e grumbulluar për këto miqësore nga Xhani de Biasi janë nisur bashkë me stafin teknik dhe zyrtarë të Federatës nga Rinasi, ndërsa grupi tjetër i lojtarëve të përfaqësues kuqezi do të mbërrijnë në Zvicër nga vendet ku aktualisht ata ndodhen. Stërvitja e parë nën drejtimin e teknikut De Biasi do të zhvillohet ketë pasdite në orën 17 e 30. Për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, por edhe për ato të radhës në qershor kundër Hunafise dhe San Marinos, De Biasi ka grumbulluar 20 lojtarë. Ku risitë më e të mëdha janë kosovari Fidan Aliti i Lucernes dhe Sokol Cikalleshi, sulmuesi i Kukësit. Takimi kundër rivalit ballkanik do të luhet në stadiumin e Iverdon të Zvicrës me 31 maj ora 19:00, për të vijuar pastaj me Hunagferine në Budapest me 4 qershor dhe në 8 qershor ndaj San Marinos.