Pro e kundër kompetencave të Presidentit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kalimi i disa prej kompetencave të Presidentit të Republikës tek Kryeministri është kundërshtuar jo vetëm nga demokratet të cilët e kanë bërë prej kohesh publik qëndrimin e tyre, por edhe deputetë të PS, por dhe LSI. Shqyrtimi i 3 ligjeve të paketës së mbrojtjes në Komisionin e Ligjeve dhe Sigurisë është shoqëruar me kritika nga ish-Ministrat e Mbrojtjes Pandeli Majko e Fatmir Mediu. Ata janë ndalur tek neni 9 i cili i ka hequr kompetencën kreut të shtetit për emërimin dhe lirimin e oficerëve me garda madhore, përjashto Shefin e Shtabit dhe Komandantet e Forcave Tokësore, Detare dhe Ajrore; kompetence kjo që i jepet Kryeministrit. Por përfaqësuesit ushtarakë kanë sqaruar se disa emërime kërkojnë fleksibilitet duke argumentuar nevojën e ndryshimeve. Ndërsa tek Komisioni i Sigurisë debati për kompetencat e presidentit është zhvilluar mes deputeteve të LSI-së. Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen të tre ligjet e paketës së mbrojtjes, të cilat priten të kalojnë tashme tek komisioni përgjegjës që është siguria.

Free Traffic Exchange