http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Daut Dautaj prej 6 vjetësh udhëton me librezën e invalidit. Por nga data 1 qershor linjat e autobusëve qytetase nuk do ta njohin më këtë librezë. Me ndryshimin e ligjit të gjithë personat me këtë status do të trajtohen nga faturinot si udhëtarët e tjerë, pra do të paguajnë biletën. Shoqata Kombëtare e transporteve përmes një njoftimi në cdo mjet bën me dije se nga data 1 qershor linjat e transportit qytetas nuk do t'i njohin më kartat, librezat apo dëshmitë e invaliditetit si të vlefshme për udhëtim pa pagesë të udhëtarëve të këtyre kategorive. Por Dauti ende nuk e di këtë gjë...e me ironi përgjigjet se shuma që merr nga kempi do t'i mjaftojë edhe për të paguar biletën. Nëse deri tani kanë qenë vetë shoqatat e trasporteve që kanë mbuluar shpenzimet e përfituesve të kësaj kategorie. Me ligjin e ri do të jenë jenë institucionet përgjegjëse publike që do të kompensojnë tarifën e transportit qytetas. Në fakt ligji ka hyrë në fuqi më 23 maj por ende sot vetëm pak ditë nga fillimi i muajit qershor Ministria e Mirëqenies Sociale e cila do të bëjë rimbursimin e tarifës, sqaron se ai nuk mund të jetë funksional pa aktet nënligjore që do të përcaktojnë format e kompensimit. Situata mbetet e paqartë edhe për Drejtuesit e shoqatës së personave me aftësi të kufizuar. Procedurat që do ta bëjnë ligjin funksional kërkojnë kohën e duhur e deri atëherë të 150 personat e klasifikuar në kategorinë e invalidit në të gjithë vendin, që kanë përfituar nga libreza e invalidit nga 1 qershori, do të udhëtojnë me biletë.