http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tekniku Shpëtim Duro është prezantuar edhe zyrtarisht në krye të Partizanit duke firmosur një kontratë tre-vjeçare me klubin e kuq. Tekniku i cili la Shkendine e Tetovës për t'u rikthyer në Tiranë u prezantua nga presidenti i skuadrës Gaz Demi i cili theksoi se 54-vjeçari do të ketë rolin e trajnerit-menaxher për të arritur objektivat sezonin e ardhshëm fitimin e kampionatit dhe kupës. Edhe pse Partizani rikonfirmoi 10 lojtarë, tekniku Duro deklaroi se nga ky moment do të bëhet konfigurimi i skuadrës, pasi ka futbollistë që nuk i përshtaten skemave të tij. Ndërkohë bashkë me teknikun Duro, janë prezantuar edhe dy blerje të reja për të kuqtë nga kryeqyteti Arbnonr Fejzullahu dhe Idriz Batha.