http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e deputetit demokrat Gent Strazimiri në Komisionin e Ligjeve gjatë një seance për KLD-në ka çuar në përplasje fizike mes tij dhe deputetëve socialistë Xhemal Qefalia e Armando Prenga. Kur deputetet Strazimiri dhe Qefalia kanë dalë jashtë komisionit, mësohet se Qefalia i ka kërkuar deputetit demokrat mos t'i përmendë emrin, vërejtje kjo që është bërë shkak për përplasjen fizike mes dy deputeteve ku ka ndërhyrë me pas edhe deputeti socialist Armando Prenga. Janë dashur disa minuta derisa deputetet e tjerë dhe forcat e gardës kanë arritur të shuajnë sherrin. Për shkak të këtij konflikti demokratet braktisen Komisionin e Ligjeve në shenjë proteste. Deklaratat kanë ardhur vetëm nga opozita, pasi deputetet socialiste Qefalia e Prenga kanë shmangur çdo koment. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, deklaroi se KLD nuk funksionon dhe nuk zbaton ligjin, duke theksuar rëndësinë e një reforma të thellë në ketë institucion.