http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur na ndan më pak se një muaj nga vendimi për statusin e kandidatit, qeveria shqiptare ka intensifikuar lobimin në kryeqytetet kryesore të Bashkimit Europian. Pas Berlinit, kryeministri Rama ndodhet në Holande ku ka takuar kryeministrin Mark Rutte dhe Ministrin e Jashtëm Frans Timmermans. Gjate takimit me homologun holandez Rama ka sqaruar reformat e bëra nga qeveria në luftë kundër korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar. Duke u ndalur tek çështja e integrimit europian të Shqipërisë, kryeministri Rama ka theksuar se Europa i duhet Ballkanit, sikundër Europës i duhet Ballkani. Holanda ishte një prej 5 vendeve të BE, që në muajin dhjetor kërkoi më shume kohë për të marrë një vendim në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë dhe vizita e liderit të mazhorancës synon një votë pozitive nga Holanda në 23 qershor.