http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 16 vitet e ekzistencës Kushtetuta shqiptare ka ndryshuar 3 herë dhe mesa duket do të ndryshojë serish, të paktën ky është vullneti i mazhorancës aktuale e cila paralajmëron një reformë kushtetuese me synim të qartë sistemin e drejtësisë. Por ky vullnet i Partisë Socialiste duket se shihet me skepticizëm nga aleati i saj LSI, ndërkohë që opozita është në mënyrë të prerë kundër çdo ndërhyrje në ligjin themeltar të shtetit. Përtej debatit politik për Kushtetutën, ekspertet gjykojnë se ligji themeltar i shtetit nuk duhet përmbysur pa përjashtuar nevojën për rregullime në amendamente të caktuara.