http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 700 familje të komunitetit rom në Elbasan që jetojnë prej vitesh në baraka apo godina të përshtatura si banesa, nuk kanë mundur të përfitojnë nga ndryshimet e kryera së fundi në ligjin për legalizimin e ndërtimeve informale. Drejtuesit e shoqatës së këtij komuniteti në këtë qytet janë munduar të takojnë përfaqësues të qeverisë dhe deputetë të të dy palëve në mënyrë që ligji i ri t'i përfshijë dhe ata, por nuk ja kanë arritur dot. Në këto kushte, ata shpresojnë që presidenti i Republikës ta kthejë mbrapsht ligjin dhe parlamenti të bëjë ndryshimet në favor të tyre. Banorët e këtij komuniteti thonë se gjendja e rënduar ekonomike nuk iu ka mundësuar në vite që të investojnë në këto baraka për t'i kthyer në shtëpi të rregullta banimi.