Ukrainë, mbyllen presidencialet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ukraina mbajti zgjedhjet presidenciale, mes përçarjes dhe tensioneve në lindje të vendit. Nëse në lindje procesi hasi në pengesa, ose nuk u zhvillua fare, në perëndim, u shënua një pjesëmarrje masive. Në procesin që shihet si moment kyç në bashkimin e vendit, garuan 18 kandidatë. Biznesmeni Petro Poroshenko, i njohur si manjati i ëmbëlsirave, apo "Mbreti i Çokollatës", është favorit për të fituar. Kandidatë të tjerë janë ish-kryeministrja Julia Timoshenko, lideri i partisë ultra-nacionaliste të djathtë, Dmitro Jarosh dhe dy politikanë lindorë, Serhi Tihipko dhe Mikhailo Dobkin. Nëse asnjëri prej tyre nuk merr më shume se 50 për qind të votave, do të mbahet një tjetër raund zgjedhjesh në qershor. Ndërkaq, nga përplasjet e armatosura mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në Sloviansk mbrëmë vonë mbeti i vrarë fotoreporteri italian Endi Rokeli. Ai humbi jetën pas shpërthimit të një mortaje. Nga i njëjti sulm mbeti i plagosur edhe fotoreporteri francez Uliam Rogulo'. Gjatë përplasjeve në këtë rajon, ditët e fundit janë shënuar dhjetëra viktima.