Belgjika "avokate" e Shqipërisë - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-26 0

Belgjika qëndron "avokate" e kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, përtej zgjedhjeve të së dielës. E pyetur për rrezikun e ndikimit të qëndrimit të Francës te shtetet e tjera anëtare, zëvendëskryeministrja socialiste Laurette Onkelinx, partia e së cilës pozicionohet mirë sipas sondazheve për të mbetur në qeverinë e re federale, beson se në Qershor të gjitha vendet anëtare do të arrijnë në konsensus për dhënien e statusit, pavarësisht faktit se disa shtete nuk janë ende të bindura.