Dita e 3 e grevës së urisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punonjësit e shkarkuar nga administrata publike të cilët prej 3 ditësh janë futur në grevë urie kanë pasur sot edhe mbështetjen e protestuesve opozitare. Edhe pse figurat politike të Partisë Demokratike kanë shmangur vizitat në çadrën e të ngujuarve gjatë kohës së protestës; vetë mbështetësit e PD-së kanë qëndruar për disa minuta pranë grevistëve duke hedhur parulla kundër kryeministrit Edi Rama. Në ditën e tretë, grevës së urisë i është bashkuar edhe Leonard Strazimiri, i cili ka punuar në shërbimin social shtetëror ku deri në janarin e këtij viti ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë së Zbatimit të Legjislacionit të Ndihmës Ekonomike dhe aftësisë së kufizuar. Por zoti Strazimiri që i kërkon sot qeverisë me grevë urie të rikthehet në punë, ka humbur çështjen e tij në gjykate. Vizion Plus disponon vendimin e Gjykatës Administrative të shkallës së parë e cila në 30 prill e ka rrezuar padinë e zotit Strazimiri duke e cilësuar shkarkimin e tij në përputhje me ligjin.

Free Traffic Exchange