Kurbin, nëna vret vajzën dhe veten - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kush ka një adoleshent në familje, ndoshta i kupton më mirë mosmarrëveshjet mes brezave, që ndonjëherë janë edhe fatale. Një debat i tillë është kthyer në tragjedi të dyfishtë këtë të premte në Fushë Kuqe të Kurbinit. Një nënë 40-vjeçare ka vrarë vajzën e saj 15-vjeçare pas sherrit për një ekskursion. Mësohet se adoleshentja Sara Kuqi i ka kërkuar të ëmës Mimozës që ta linte të shkonte në një udhëtim që do të bënte klasa e saj. Nena nuk e ka aprovuar këtë kërkese së vajzës, por adoleshentja nuk i është bindur. Duke dashur të mos i ndahet bashkëmoshatareve ajo është përpjekur të shkojë në ekskursion pa miratimin e prindërve. Ky ka qene edhe momenti kur 40-vjeçarja ne gjaknxehtësi e sipër ka qëlluar me armë zjarri të bijën, duke e lëne të vdekur në vend. Pasi është ndërgjegjësuar për veprimin, nëna i ka dhëne fund edhe jetës së saj. Jo rrallë herë debate të këtij lloji i kanë shtyrë prindërit të ndërmarrin akte ekstreme, duke larguar nga jeta, fëmijët e tyre.

Free Traffic Exchange