Fëmija i sëmurë, thirrje për ndihmë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Indriti, 14-vjeçari që lufton prej katër vjetësh me sëmundjen e tij dhe tashmë jeta i varet në fije të perit. Ai duket fëmijë energjik dhe i qeshur, por të paktë janë ata që e dinë se ai vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave. Prej 4 vitesh ai udhëton rregullisht drejt Tiranës për të kryer dializën, por gjendja e tij është rënduar së tepërmi dhe kërkohet urgjentisht transplanti i veshkës, një ndërhyrje që kërkon të paktën 50 mijë euro.