Pranga të arratisurve të grupit të Drenicës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre anëtarët e grupit të Drenicës, kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha, u arrestuan mbrëmë pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitarë të Prishtinës, prej nga thuhej se ishin arratisur të martën. Ata gjendeshin për trajtim mjekësor në këtë klinikë, prej nga edhe ishin arratisur më 20 maj, duke refuzuar transferimin në qendrën e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, ku të enjten nisi procesi gjyqësor.