http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Puna për reformën territoriale do të vijojë me dy variante: një hartë administrative me jo më pak se 39 njësi vendore dhe jo me shume se 47. Në mbledhjen e radhës të këtij komisioni, e cila u zhvillua serish pa praninë e opozitës është rënë dakord se në variantin me 47 bashki, kryeqyteti nuk do të ketë më njësi bashkiake, ndërsa Himara dhe Kamza llogariten të jenë të tilla. Ndërsa vetëm në variantin me 39 bashki, Himara nuk mbetet njësi më vete. Megjithatë varianti ruan njësite minoritare si Pusteci apo Dropulli. Përcaktimi i varianteve pason një proces konsultimi me qytetarët për dy muaj dhe me pas miratimin në Kuvend me 84 vota.