Rrëshqitja e tokës në Krujë, rrezikohen dhjetëra shtëpi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra shtëpi në lagjen "Kovaçe" të qytetit të Krujës, shumë afër kalasë rrezikojnë të shemben si pasojë e rrëshqitjes së tokës, një fenomen që po përkeqësohet vit pas viti. Shtëpitë e ndërtuara në këtë lagje, kryesisht pas viteve '90, kanë filluar të kenë çarje të cilat bëhen edhe më të mëdha sidomos pas reshjeve, të cilat ndikojnë në rrëshqitjen e tokës. Nga bashkia askush nuk jep përgjigje për shqetësimin e këtyre banorëve, ndërkohë që ndërtimet shumëkatëshe në këtë zonë, duket se janë nga shkaktarët kryesore të rrëshqitjes së tokës. Sipas inxhinierëve, edhe ndërtimet këtu bëhen pa asnjë studim gjeologjik dhe sizmik. Banesat e kësaj lagje të ndërtuara shumë afër kalasë janë një rrezik potencial edhe për vetë kalanë, ndërkohë që siç shihet nga pamjet rrëshqitja e tokës ka krijuar të çara edhe në rrugën që të çon drejt Kalasë.