http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeqyteti i Maqedonisë Shkupi u gdhi i qetë sot, përfshirë edhe lagjen Gjorçe Petrov, pas dy netëve tepër të tensionuara. Të gjitha akset rrugore janë të zhbllokuara dhë kudo vërehen forca të shtuara policore. Mbrëmjen e shkuar, në këtë qytet paraqitej një tjetër tablo. Dhjetëra të rinj maqedonas, u përleshën me policinë, gjatë tubimit kundër vrasjes së një adoleshenti, nga një i ri shqiptar. Për pasojë, shumë prej tyre u lënduan, ndërsa 27 u arrestuan. Kjo ishte nata e dytë e protestave të dhunshme. Me gjithë përshkallëzimin e ditëve të fundit, analistët janë të mendimit se kjo situatë do të mbyllet me kaq.