Durrës, 85 milion € për ujësjellësin e kanalizimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria nënshkroi me ujësjellësin e Durrësit marrëveshjen për nisjen e zbatimit të projektit për furnizimin me ujë të qytetit dhe rehabilitimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Haxhinasto tha se do te bëhet një rikonstruksion total në sistemin e ujit dhe për këtë janë duke u zhvilluar bisedime me partnerët qeveritarë. Përfaqësuesi i Bankës Botërore David Michaud tha se cilësia e shërbimit me ujë të pijshëm që marrin qytetarët e Durrësit është aktualisht më i ulët se mesatarja e pjesës tjetër të vendit, ndërsa çdo vit krijohet një humbje në arkëtim prej 5 milionë dollarësh. Ndërkohë niveli i lartë i ndotjes së zonave turistike nga ujërat e zeza, është një tjetër problem që ka aktualisht ky qytet, ndaj Michaud ofroi mbështetjen e Bankës Botërore në zgjidhjen e këtyre problemeve. Projekti kap vlerën e 85.3 milion eurove dhe parashikon ndërtimin e linjës së dedikuar të ujësjellësit nga Fushë Kuqja deri në Durrës bashkë me puset dhe stacionet e pompimit. Po ashtu parashikohet rehabilitimi i kanalizimeve në Durrës dhe zonën e Plazhit, instalimi i matësve të ujit në masën 100 përqind për gjithë zonën. Projekti aktualisht është në fazën tenderuese dhe në vitin 2015 parashikon përfundimin e shumicës së punimeve si dhe rritjen e tarifave të shërbimit.