Kapet banda e tritolit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Katër persona dy nga Kruja dhe dy nga Tirana janë prangosur në kushtet e flagrancës, ndërsa kanë mbërritur në rrugën 'Sadik Petrela' në Tiranë, për të dorëzuar një sasi lëndë eksplozive të llojit C4. I gjithë operacioni ka qene nën survejimin e policisë dhe prokurorisë, ndërsa pas arrestimit të shitësve, policia ka mundur të zbulojë edhe banesën e cila shërbente si vendi ku magazinohej eksplozivi, duke mundësuar kështu kapjen e 96 kg C4, sasia me e madhe e kësaj lëndë e sekuestruar deri më sot. Policia ka bërë të ditura disa nga detajet e operacionit. Sipas Prokurorisë, fillimisht është sekuestruar sasia prej 11 kg lëndë eksplozive e llojit C4, e cila është sjellë nga vendi i njohur si 'Oxhaku' ne rrugën 'Sadik Petrela' me anë të një makine, brenda së cilës kanë qënë katër persona. Aty i ka pritur blerësi i infiltruar, bashkë me policinë e cila i ka vënë në pranga. Referuar të dhënave të prokurorisë, saktësohet se gjithçka është kryer me metoda speciale hetimi, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Tiranës ditën e hëne, Kjo e fundi autorizoi veprimet për 15 ditët në vazhdim. Dyshohet se lënda eksplozive e tipit C4 vinte nga Mali i Zi dhe kishte si destinacion tregun vendas. Kjo sasi që është bllokuar bashkë me makinën, mësohet se ka qene e gatshme për treg, pasi ka qene e shoqëruar edhe me detonatorët dhe të gjitha pajisjet që i duhen lëndës për t`u kthyer në aktive. Sasia prej 96 kilogram është gjetur në banesën e një prej të arrestuarve, Ilir Dhimo nga Tirana, i cili mësohet se është një ish-ushtarak. Prokuroret mendojnë se në trafik janë përfshirë dhe persona të tjerë të cilët janë në ndjekje. Dyshimet me të mëdha mbi këtë grup lidhen me faktin se ai ka vepruar në zonën Krujë - Tiranë, ku muajt e kaluar janë shënuar një seri ngjarjesh kriminale përmes shpërthimeve të eksploziveve.