http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkupi ka kaluar një natë të trazuar ndërsa një i ri maqedonas është vrarë me thikë në përleshje e sipër nga një bashkëmoshatar. Viktima është Angel Petkovski, 18 vjeç, i cili u vra pranë shtëpisë së tij në lagjen "Gjorce Petrov" në perëndim të Shkupit pasi u përplas me një të ri, të identifikuar si Naser E.. Ky i fundit ishte futur në shtëpinë e të riut maqedonas dhe tentoi t'i vidhte biçikletën. Në përleshe e sipër agresori nxori thikën dhe e goditi në zemër të riun maqedonas. Si pasojë e plagës së rëndë Angel Petkovski gjeti vdekjen.