Presidenti i Austrisë: Mbështetje për statusin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak minuta pasi mazhoranca rrëzoi në Komisionin e Ligjeve dekretin për kthimin e ligjit të ILDKP, Presidenti i republikës Bujar Nishani  lajmëroi se do t'i drejtohet për të dytën herë Gjykatës Kushtetuese. Deklarata e Presidentit u be gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun austriak Heinz Fischer dhe kreu i shtetit i kujtoi shumicës qeverisëse mekanizmat që zgjidhin konfliktet mes institucioneve. Ashtu si ne muajin dhjetor edhe pak javë larg mbledhjes së Këshillit Europian, Presidenti i Austrisë, Fischer konfirmoi votën pro marrjes së statusit të vendit kandidat. Takimi mes dy presidenteve është përqendruar edhe tek bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve tona.