http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për vetë natyrën njerëzore edhe episodet me anormale po i pe çdo dite, jo vetëm nuk do të bëjnë me përshtypje, por të kthehen në normalitet. Të tillë janë fëmijët e rrugës që lypin, pastrojnë xhama makinash apo shesin. Por nëse mendoni se janë rom apo egjiptian gaboni, pasi 25% e tyre nuk i përkasin këtyre komuniteteve, por shumicës shqiptare. Studimi i parë i plotë i "UNICEF" dhe "Save the children" ka numëruar mbi 2500 fëmijë që punojnë në rrugët e vendit. Kjo 15-vjeçare shtatzëne dhe me një fëmijë të mitur është një prej tyre që lyp çdo ditë në Tiranë. Nëse për keqardhje dhuroni një monedhe në duar të këtyre fëmijëve, po të keni parasysh shifrat që fitojnë tutorët apo prindërit e tyre do të ndryshoni mendim. Studimi ka vërejtur që 1/3 e fëmijëve të rrugës punojnë në Tiranë. Numri i djemve është dyfish më i madh se i vajzave. Ndërsa fëmijët e mitur 0-5 vjeç që shoqërojnë nënat zëne 13.9% të totalit. 84% e fëmijëve shqiptarë e kanë një shtëpi dhe të dy prindërit gjallë. Ndërsa 4% e fëmijëve jo vetëm punojnë, por edhe flenë në rrugë. Me përfundimin e studimit, Ministria e Mirëqenies Sociale ka ngritur task forcën që po punon në terren, për heqjen nga rruga të këtyre fëmijëve. Ata do të vendosen në qendra komunitare, jo rezidenciale dhe do të jenë përgjegjësi e pushteteve vendore.