http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kushtet kur kredia në ekonominë tonë është gjithnjë e më shumë në rënie, në kah të kundërt me këtë dukuri janë fitimet e bankave. Si kurrë më parë në historinë e tyre periudha janar-mars e këtij viti ka shënuar shifrën më të lartë të përfitimeve që merr ky sektor ku baza kryesore janë të ardhurat që vilen nga interesat e kredive. Ky grafik këtu tregon se që prej vitit 2001 dhe deri tani, fitimi i bankave ka qenë gjithnjë pozitiv, duke kulmuar në 2014-ën me 4.5 miliard lekë.