Në prag të finales së kupës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skuadra e Kukësit ndodhet prej një jave në Durrës aty ka zhvilluar stërvitjet në prag të finales së kupës së Shqipërisë kundër Flamurtarit. Për teknikun Starova pritet të jetë një ndeshje e vështirë me shanse të barabarta pasi edhe kundërshtari kërkon me ngulm ta fitoje këtë sfidë për të kapur Evropën. Edhe pse motivimi është i njëjtë, lojtaret e skuadrës verilindore janë të mendimit se janë më në avantazh se kundërshtari për të fituar këtë ndeshje. I vetmi problem deri tani për këtë ndeshje duket fusha e "Qemal Stafes" e rendur pas kushteve atmosferike. E nëse për Flamurtarin, drejtuesit kane vendosur një premio prej 10 milionë lekësh, në rast se do të triumfojnë në kupë, drejtuesit e Kukësit janë mjaftuar me deklaratën se do të ketë një shpërblim, por pa përcaktuar shumën.