Basha: Të premten në protesta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike do të vijojë protestën kundër largimit të kryeministrit Rama të premten e ardhshme. Por këtë radhë protestuesit do të mblidhen përpara kryeministrisë. Për këtë Basha ka mbledhur strukturat e partisë për të koordinuar zhvillimin e protestës. Pas përfundimit të mbledhjes me deputetët e selisë blu, kreu demokrat ka sqaruar se qëllimi i protestës lidhet me situatën shqetësuese të trafikut të drogës. Sasia e lëndëve narkotike e kapur në Gjermani sipas Bashës është një tjetër kambanë alarmi dhe për këtë përgjegjës bën qeverinë. "Partnerët tanë europianë janë shumë të shqetësuar për këtë situatë të rënduar të intensifikimit të drogës nga Shqipëria. Qytetarët janë të tronditur thellë, droga cenon të ardhmen e tyre. Rama dhe kupola e tij kanë një shqetësim si t'i ikin përgjegjësisë direkte që ai dhe kupola e tij kanë për shpërthimin e këtij skandali. Opsioni i zgjidhjes së kësaj situate është largimi i Edi Ramës dhe kupolës së tij. Prandaj ju ftoj në protestën e madhe mbarëpopullore të premten në orën 11:00 para kryeministrisë. Të vijnë të majtë e të djathtë, të bashkojmë zërin tonë për t'i thënë jo trafikut dhe të vëmë Edi Ramën para përgjegjësisë". Përveç protestave, PD kërkon ngritjen e një komisioni të ri hetimor për çështjen e drogës. Sipas deputetit të djathë Bylykbashi, Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtën për ngritjen e komisioneve hetimore por mazhoranca frikësohet nga transparenca. Një ditë më pare Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë opozitës për kërkesën e saj për hetim parlamentar për çështjen e ndërhyrjes në serverin e Tatimeve. Kërkesë e cila u refuzua nga mazhoranca.

Free Traffic Exchange