http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet doganore të portit të Durrësit kanë bllokuar një anije në të cilën ndodheshin 47 ton cigare. Sipas drejtoreshës së përgjithshme të doganave, Elisa Spiropali, ngarkesa kishte destinacion tregun shqiptar dhe është mall kontrabandë. Avokati i kompanisë malazeze për llogari të së cilës kryhej transporti i cigareve nga anija "Era 1? ka deklaruar se dokumentacioni i anijes dhe ngarkesës është në rregull dhe pritet të mbërrijnë dokumentet nga Mali i Zi. Sipas autoriteteve, vlera e cigareve kontrabandë shkon në rreth 10 milion dollarë. Porositësi i mallit është firma greke "Mai Trading LTD Famagusta Freeport", ndërsa pritësi i cigareve "Montenegro Tabaco Free Zone Number 85000 Bar Montenegro". Anija Era 1 u bllokua mbrëmë në kalatën nr 5 të portit të Durrësit, ndërsa ishte ngarkuar në portin e Famagustës në Qipron turke. Pas një ndalese në portin e Vlorës për shkak të motit të keq, ekuipazhi ukrainas i anijes ka ikur nga porti pa vënë në dijeni autoritetet portuale çka ka ngjallur dyshime për transport të mallrave kontrabandë. Policia ndërkohë ka marrë në pyetje edhe ekuipazhin e anijes.