http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana e vitit 2014 do të jetë një kryeqytet krejt ndryshe nga ai që kanë njohur shqiptarët në 22 vitet e fundit. Sipas njërit prej projekteve të qeverisë shqiptare për hartën e re territoriale me bashkinë e Tiranës, do të bashkohen edhe 18 njësi të tjera 2 bashki dhe 16 komuna dhe numri i banoreve në këtë njësi të re sipas të dhënave të Censusit do të shkojë në 683 mijë. Nëse ky do të jetë variant që Parlamenti do të miratojë në fund të muajit korrik, atëherë nuk do të ketë me zgjedhje për kryetar bashkie apo komune në Vorë, Kamëz, Farkë, Petrelë, Kashar, Paskuqan etj; Nuk do të ketë më këshilla bashkiake në këto njësi, e as nuk do të ketë administratë të paguar nga shtetit. Ky shkurtim drastik i njësive vendore nga ana tjetër do të shoqërohet me masa për mbrojtjen e qytetarëve duke ruajtur zyrat e shërbimeve bazë në çdo komunë e bashki aktuale, pavarësisht shkrirjes së tyre. Ministri Çuçi prezantoi në Komisionin e Reformës 5 variante për hartën e re territoriale të cilat parashikojnë 30 deri në 63 njësi nga 385 njësi vendore që vendi ka aktualisht. Të gjitha variantet ruajnë njësite vendore ku banojnë minoritetet si Dropulli apo Pusteci. Pas prezantimit të 5 projekteve nga qeveria, Komisioni i Reformës do te ketë një javë kohë për shqyrtimin e tyre dhe bashkëkryetari Fino ka shfrytëzuar momentin për të ftuar serish opozitën të bëhet pjesë e procesit. Javën e ardhshme, komisioni do te përzgjedhë një prej varianteve i cili më pas, për 2 muaj do të konsultohet në të gjithë Shqipërinë para se të miratohet në Parlament.