Historia e letërsisë shqipe duhet rishkruar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksti i fundit, i shkruar dhe i botuar mbi historinë e letërsisë shqip është sjellë para viteve '90! E thëne ndryshe, një rishkrim i ri i saj është mëse i nevojshëm. Por, ky debat ka mbi 20 vjet që qarkullon mes specialisteve vetëm në nivel diskutimesh. Për akademiken Floresha Dado e cila është marrë gjerësisht me këtë teme, rishkrimi është penguar nga nismat e vetë akademikëve dhe duhet të përfshijë letërsinë arbëreshe dhe atë të diasporës. Por, pse duhet ta rishkruajmë historinë e letërsisë?! Ajo ndikon drejtpërdrejte në tekstet shkollore, çka do të thotë se ne po ju mësojmë fëmijëve të gabuarën. Përfshirja e autoreve të anatemuar apo rishkrimi me realizëm për ata shkrimtarë që janë idealizuar kanë qene disa nga tezat e debatit. Nga ana tjetër, një vit më parë studiuesi arbëresh Mateo Mandala zbuloi se fillimi i letërsisë arbëreshe daton me shekullin 18 e jo me atë që njihej deri dje, shekulli 19.