Ndotja e liqenit të Kukësit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrat e Mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës, u takuan në Prizren në një përpjekje për të ndaluar ndotjen e liqenit të Fierzës nga mbetjet urbane që vijnë kryesisht nga Kosova, por edhe nga Maqedonia dhe disa komuna në Kukës. Prefekti i qarkut të Kukësit Safet Gjici ka kërkuar në këtë takim angazhim maksimal për zgjidhjen përfundimtare të këtij problem që përsëritet çdo vit. Dardan Gashi Ministër i Mjedisit dhe planifikimit hapësinor të Kosovës ka marrë përsipër përgjegjësinë që i takon Kosovës në miradministrimin dhe menaxhimin e mbeturinave urbane në mënyrë që ato të mos hidhen në ujera që më pas derdhen në Shqipëri. Ndërkohë ministri i mjedisit të Shqipërisë, Lefter Koka ka shprehur nevojën e projekteve të përbashkëta për të ruajtur këtë pasuri. Në takim morën pjesë dhe autoritete lokale të Kosovës dhe Shqipërisë, territoret që ata administrojnë lagen nga lumenjtë dhe përrenjtë që derdhen në liqenin e Kukësit. Disa ditë më parë nisi puna për pastrimin e liqenit por pavarësisht angazhimit të një numri të madh njerëzish dhe mjetesh, ndotja është shumë e madhe dhe liqenit mbetet ende i papastër, edhe për shkak se mbeturinat nga Drini i Bardhë vijnë papushim e derdhen në liqen.