Gjyqi ndaj Milaim Zekës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Gjykatën e Mitrovicës është mbajtur seanca e radhës ndaj gazetarit Milaim Zeka dhe biznesmenit Rustem Rukolli. Dy të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm duke e cilësuar si një sajesë aktakuzën e prokurorisë ndaj tyre. Si Zeka ashtu dhe Rukolli akuzohen për veprën penale 'shkelje te fshehtësisë së procedurës" lidhur me rastin e grupit të Drenicës. Zeka kishte përdorur deklarata te dëshmitarëve të mbrojtur në grupin e Drenicës në emisionin e tij në televizionin publik, duke zbuluar identitetin e tyre. Vitin e kaluar EULEX-i ka bastisur pronat e gazetarit zeka. Të pandehurit kanë kohë deri më 5 qershor të dorëzojnë kundërshtimet për aktakuzën.