Abuzimet me legalizimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa diskutoheshin në Kuvend ndryshimet në ligjin për legalizimet, Kryeministri Rama ka lëshuar akuza të forta ndaj paraardhësit të tij Sali Berisha. Rama tha se abuzimet që janë bërë me ketë proces kanë qene nga më të shumtat dhe nga më të paimagjinueshmet. Por kulmi i shpërdorimit për të përfituar politikisht, sipas tij, ndodhi para se Berisha të linte pushtetin, kur qeveria e tij firmosi legalizimin e 800 objekteve pa leje, kryesisht të personave të lidhur me pushtetin e asaj kohe. Rama kërkoi që Prokuroria të hetojë këto shkelje flagrante të ligjit nga ana e ish-drejtuesve të ALUIZNI-t. Si për të provuar akuzat ndaj Berishës për legalizimet, socialistet publikuan në sallën e Kuvendit edhe fotot e viles së vajzës së ish-Kryeministrit, në Gjirin e Lalzit. Ato tregojnë sipas tyre punimet që po kryhen me shpejtësi për një kat shtesë, pa leje.

Free Traffic Exchange