http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Informatika njihet ndryshe si profesioni i meshkujve. Nga 1 mijë studentë që përfundojnë studimet bachelor për Teknologji Informacioni, vetëm 29 janë femra. Por ky fenomen nuk është tipik shqiptar. Prej vitesh Bashkimi Evropian po përballet me mungesën e grave në fushën e IT-së. Nëse në administratë dhe biznese pjesëmarrja e femrave është në masën 45%, në fushën e Informatikës vetëm 19.2%. Në mbyllje të javës së inovacionit, Ministrja Milena Harito dhe deputetja Monika Kryemadhi, deklaruan domosdoshmërinë e ndryshimit të politikave të pranimit në degët që sot dominojnë meshkujt. Shefja e Departamentit të Informatikës së aplikuar, tregoi se jo pak femra sot kanë filluar të tërhiqen nga kjo degë e madje kërkohen edhe nga tregu i punës. Ministrja e Inovacionit Milena Harito dhe deputetja Monika Kryemadhi deklaruan angazhimin e tyre për përmirësimin e laboratorëve te informatikës në Universitetin e Tiranës.