Dinamika e ngjarjes në Divjakë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
ka humbur komunikimin në radio deri në finalizimin e tij me arrestimin e pilotit italian Xhorxho Riformato dhe shqiptarit Sajmir Bajrami. Didi tha se policia hyri në veprim në orën 13:59, sapo avioni ka humbur komunikimin në radio me kullën e kontrollit në Rinas. Por një patrullq policie sipas Didit ka vënë re edhe dy automjete të dyshimta. Në orën 15:30, shefi i komisariatit të Lushnjës njoftoi Prokuroren e Rrethit. Më pas në zonë mbërritën edhe forcat speciale nga Tirana e Fieri. Të gjitha në kërkim të të dyshuarit që ishte fshehur në pyll. Aksioni merr fund në orën 17:51 me arrestimin e Sajmir Bajramit, ndërsa pak më herët ishin gjetur dhe 8 çanta me drogë, 3 doreza plastike, një sinjal automjeti dhe një flamur. Por megjithëse është zbardhur gjithë dinamika e ngjarjes, ende nuk dihet nëse në trafik janë përfshirë vetëm dy persona, apo edhe të tjerë. Pikëpyetjet janë shtuar pas dëshmive që kanë ardhur nga banorë të zonës, të cilët kanë folur për makina të tjera pranë vendit ku ndodhej avioni. Dyshimet se piloti italian ka folur me persona të tjerë veç Sajmir Bajramit po shqyrtohen, ndonëse piloti ka fshehur kartën e telefonit të tij. Ajo që është e sigurt deri më tani janë lidhjet e tij me Bajramin, çka e vërteton jo vetëm dëshmia e shqiptarit, por edhe pamjet filmike të siguruara në Rinas dhe në hotelin ku ka qëndruar italiani

Free Traffic Exchange